Ultimatumi i Realit

- Bota Sot

Ultimatumi i Realit

Ndeshja e Real Madridit kundër Mançester Siti nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e një deklarate në fushë. Ata kanë edhe çështje për të adresuar në tribuna.

Më 25 shkurt, para ndeshjes kundër Benfikës, kamerat e transmetimit kapën një tifoz të rregullt në repartin e tifozëve duke bërë vazhdimisht përshëndetjen naziste.

Pikërisht, në mënyrë që skena të tilla të mos përsëriten klubi madrilen u është drejtuar tofozëve më një thirrje. Ju lutem, emri Pep Guardiola nuk duhet të përmendet”.

Incidenti kundër Benfikës bëri që Luis Sánçez, drejtori i aktiviteteve sociale të Real Madridit, dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore të mbështetësve në seksionin e tifozëve përpara ndeshjes së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit të takoheshin një ditë para ndeshjes.

Mesazhi i klubit ishte i qartë, është rreptësisht e ndaluar të përmendet Guardiola gjatë ndeshjes.

Një paralajmërim i prerë, pa hapësirë për negociata, për të parandaluar gjërat, pasi trajneri katalanas nuk është pikërisht i mirëpritur në Bernabéu.

Për vite me radhë, çdo vizitë në Bernabéu është shoqëruar me të njëjtën brohoritje: “Oh, Guardiola, dukesh kaq i dobët. Në fillim ishin drogat, tani të kanë parë në Chueca”, tekste këngësh që përziejnë aludime për një test pozitiv të nandrolonit gjatë kohës së tij si lojtar për Breshian me një vërejtje homofobike për lagjen e famshme gej të Madridit.



Read it all at Bota Sot