Te Barcelona nuk e duan më

- Bota Sot

Te Barcelona nuk e duan më

Ronald Araujo pritet të jetë një nga largimet e mëdha te Barcelona në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi uruguaian ka kaluar një periudhë shumë të vështirë vitin e fundit, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe atë mendor.

Ndaj në këtë situatë, gjëja më e mirë e përbashkët si për lojtarin ashtu edhe për klubin është që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Destinacioni i ri i Araujo mund të jetë në Serie A, uruguaiani pëlqehet shumë nga Cristian Chivu, i cili e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mbrojtjes tek zikaltrit.

Duke qenë se Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij do të largohen këtë verë, Araujo shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar dy “veteranët”.

Mediet katalanase bëjnë me dije se Barcelona e vlerëson Araujo-n rreth 30 milionë euro, ndërsa zikaltrit janë të gatshëm të ofrojnë 20-25 milionë euro. Gjithsesi, jemi ende në fazat e para të bisedimeve mes palëve.



Read it all at Bota Sot