Ukraina godet fabrikën ushtarake kryesore të Rusisë, rikthen territore

- Bota Sot

Ukraina godet fabrikën ushtarake kryesore të Rusisë, rikthen territore

Zyrtarët ukrainas, përfshirë edhe presidentin Volodymyr Zelensky, kanë njoftuar se forcat e tyre kanë goditur njërën prej fabrikave më të rëndësishme ushtarake të Rusia, duke shkaktuar dëme masive.

Sipas njoftimeve, fabrika në Bryansk prodhonte motorë raketorësh, kimikate dhe pjesë të tjera të rëndësishme për armatimin rus. Ekspertët vlerësojnë se do t’i duhen tre muaj Moskës për të rikthyer prodhimin në nivelet e mëparshme.

Nga fronti, njoftohet se forcat ukrainase kanë shënuar përparimet e para të mëdha në të paktën dy vjet, duke rikthyer qindra kilometra katror të territorit në rajonet Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk. Ukrainasit gjatë ditëve të fundit kanë rikthyer kontrollin e disa fshatrave dhe pjesëve të mëdha të terrenit.

Përparimet vijnë në një kohë kur Rusia po përballet me probleme në numrin e ushtarëve, pasi që gjatë muajve të fundit ukrainasit kanë neutralizuar më shumë trupa se sa Moska është në gjendje të mobilizojë.



Read it all at Bota Sot