Antonin Kinski ka përjetuar natën më të errët

- Bota Sot

Antonin Kinski ka përjetuar natën më të errët

Antonin Kinski ka përjetuar natën më të errët të Ligës së Kampioneve në atë që duhej të ishte nata për t’u kujtuar gjithmonë me emocion nga portieri 22-vjeçar çek.

Por ajo që përjetoi ai me fanellën e Totenhemit përballë Atletiko Madrid, ishin minuta që e kanë shtyrë të marrë menjëherë një vendim drastik.

Kinski bëri një paraqitje horror me dy gabime të jashtëzakonshme që ndikuan që ndeshja të shkonte 3-0 për spanjollët që në 15 minutat e para.

Dhe trajneri Tudor vendosi ta zëvendësonte duke hedhur në fushë Vikarion, me çekun i cili shkoi direkt në dhomat e zhveshjeve i përlotur, mes duartrokitjeve të tifozëve të Atletikos.

Totenhemi e bleu në janarin e vitit 2025 për thuajse 17 milionë euro, por pas kësaj ngjarje, rrugët e tij me klubin do të ndahen. “The Telegraph” bën të ditur se Kinski kishte kërkuar të jepej huazim që në janar, i bllokuar nga klubi.

Por vendimi më i fundit nga Tudor që e turpëroi publikisht, ka bërë që ai të komunikojë menjëherë që do të largohet në verë, pasi hyri në historinë e Totenhemit për arsyen më të gabuar të mundshme.



Read it all at Bota Sot