Valverde shkruan emrin e tij në librin e rekordeve

- Bota Sot

Valverde shkruan emrin e tij në librin e rekordeve

Fede Valverde ka përjetuar një natë magjike në Ligën e Kampioneve, në një duel që është kthyer në një klasike të rëndësishme të turneut, atë mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.

Mesfushori uruguaian, i cili mbante dhe shiritin e kapitenit në këtë mbrëmje, ka lënë shenjën e tij duke hyrë në librat e historisë me tre gola të shënuar në pjesën e parë të duelit.

Ai iu bashkua një liste shumë të kufizuar lojtarësh që kishin shënuar 3 herë në pjesën e parë të një ndeshje në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, pasi më parë këtë e kishin realizuar vetëm Messi, Lewandowski, Haaland dhe Entoni Gordon.

Por Valverde është unik, pasi është mesfushori i vetëm në këtë listë.

Për më tepër, në një listë po aq të ngushtë lojtarësh që i kanë shënuar tre gola një skuadre të drejtuar nga Pep Guardiola, ai është i vetmi që e ka bërë një gjë të tillë në pjesën e parë të ndeshjes.



Read it all at Bota Sot