Berat Gjimshiti kaloi edhe kapitenin legjendar të Atalantës

- Bota Sot

Berat Gjimshiti kaloi edhe kapitenin legjendar të Atalantës

Ndeshja ndaj Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve nuk do të kujtohet me shumë nostalgji nga tifozët e klubit bergamask, pasi humbja 1-6 përballë gjermanëve ishte një shpërbërje totale e skuadrës.

Por për Berat Gjimshitin, aktivizimi në pjesën e dytë, shënoi një tjetër gur kilometrik për karrierën e tij të jashtëzakonshme me këtë klub ku ka shkruar historinë.

Kjo ishte ndeshja e 324-t zyrtare e Gjimshitit me fanellën e klubit italian, duke u ngjitur i vetëm në vendin e pestë në renditjen e të gjitha kohëve me bergamaskët ku tashmë gëzon statusin e ikonës.

Ai ka lënë pas me një ndeshje më pak kapitenin legjendar të këtij klubi, ish-futbollistin e Italisë, Kristiano Doni, duke hedhur sytë drejt një tjetër ikone të klubit, Valter Bonaçina, i cili ka luajtur 3 ndeshje më shumë.

Gjimshiti mbetet një nga lojtarët më të spikatur të Atalantës edhe në turneun më të rëndësishëm për klube, pasi ajo ndaj Bajernit ishte ndeshja e tij e 38 në Ligën e Kampioneve, duke qenë futbollisti i dytë më i aktivizuar i skuadrës italiane në historinë e saj, me vetëm De Run që e kalon.



Read it all at Bota Sot