Paralajmërohet Borussia e Dortmundit

- Bota Sot

Paralajmërohet Borussia e Dortmundit

Julian Brandt mund të lërë Borussia Dortmundin për Premier League-n.

Ylli gjerman, simbol i skuadrës së verdhezi, është në qendër të interesit të dy klubeve angleze, Arsenal dhe Aston Villa.

Kontrata e Brandt-it skadon më 30 qershor dhe kjo ka bërë që ekipet angleze të kenë fokusin mbi të. Sipas raportimeve të “Football Insider”, mes Arsenalit dhe Aston Villa-s ekziston një garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ gjerman.

Brandt ka pasur një sezon të shkëlqyer me Dortmundin, duke u aktivizuar në 32 ndeshje mes Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime, duke treguar rëndësinë e tij në çdo kompeticion.

Ky zhvillim mund të sjellë një lëvizje të madhe në merkaton verore, ndërsa Borussia Dortmundi mund të humbasë një nga lojtarët e saj kyç, ndërsa Premier League do të fitojë një talent të njohur gjerman. Brandt pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar të verës në futbollin evropian.



Read it all at Bota Sot