Ish-trajneri i njohur italian Arrigo Sacchi ka komentuar luftën për titullin në Serie A pas fitores së Milanit në derbin e fundit të qytetit.
Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, Sacchi theksoi se Milani ka shansin për t’u rikthyer plotësisht në garën për ‘Scudetto’-n dhe madje për ta fituar atë. “Milan ka një strukturë shumë të fortë skuadre dhe fitorja në derbi ka sjellë entuziazëm të madh në gjithë ambientin”, tha ai.
Sacchi shtoi se sfida nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë:
“Sigurisht, shtatë pikë diferencë janë shumë, duhen tri fitore radhazi dhe Interi duhet të marrë vetëm një pikë.
Por kjo është një mundësi që skuadra e Allegrit mund ta bëjë realitet. Interi ka një detyrë të qartë: të mbledhë pikët dhe të ruajë avantazhin. Scudetto është objektivi i vetëm dhe zikaltërit do të japin gjithçka për ta arritur”.
Megjithatë, ish-trajneri vuri re një rënie të lehtë të Interit: “I kam parë në një pakënaqësi të vogël krahasuar me periudha të tjera të sezonit. Ndoshta është për shkak të mungesave ose thjesht janë më pak të vendosur dhe efektivë se më parë”.
Historikisht, humbja e dy derbeve nuk ka shkuar kurrë pa pasoja për fituesin e titullit.
Sacchi kujtoi se asnjë nga klubet e Milanos nuk ka arritur kurrë të fitojë ‘Scudetto’-n pasi ka humbur të dyja përballjet ndaj rivalit qytetar. Interi, veçanërisht, ka fituar një herë titull pa triumfuar në asnjë derbi (1962-63), por kurrë pas dy humbjeve. Edhe pse Interi vazhdon të jetë favorit me 7 pikë avantazh mbi Milanin, tifozët zikaltër nuk mund të mos shqetësohen nga ky “mallkim historik”.