I pari Afrim Tovërlani, pas tij Hysni Gjinovci, Ismet Munishi, Adil Vokrri...

- Bota Sot

I pari Afrim Tovërlani, pas tij Hysni Gjinovci, Ismet Munishi, Adil Vokrri...

Në rrethana të rënda mbijetoi futbolli dhe sporti në përgjithësi i Kosovës në vitet e 90-ta, në rezistencë ndaj regjimit serb.

Në vitin 1995, futbolli i Kosovës ishte i ndarë në katër grupe, Grupi i Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës. 

“Zgjedhja e futbollistit më të dalluar, në komunën e Prishtinës, këtë ndër të parët e bëri këshilli i Grupit të Prishtinës në lëmin e futbollit. 

Futbollisti më i dalluar gjatë vitit 1995, sipas bindjes së Komisionit ishte bashkërenduesi i lojës së Prishtinës Afrim Tovërlani, ndryshe përfaqësues i grupit përkatëse dhe u Kosovës”, kishte shkruar gazeta “Bujku’ me 22 dhjetor të vitit 1995.

Ndër dhjetë më të mirët:
Hysni Gjinovci (Besëlidhja)
Ismet Munishi (Flamurtari)
Fadil Ademi (2 Korriku)
Bajram Krasniqi (Kosova)
Adil Vokrri (Prishtina - Besiana)
Bejtush Bejta (Llapi)
Agim Hoxha (Shkëndija e Llukarit)
Adnan Gojnovci (Fushë Kosova)

Lojtari më i moshuar Shaban Baholli (2 Korriku, viyi i lindjes 1955)
Lojtari më i ri Labinot Krasniqi (Shkëndija 1978)

Trajneri më i suksesshëm Burim Hatipi (postmortum) ish prijës i KF Prishtina.

Punëtori më i dalluar Sali Krasniqi i Shkëndijës, ndërsa klubi më i organizuar 2 Korriku, kurse ai i Kosovës mori epitetin e klubit i cili më së shumti kontriboi në ndërkombëtarizimin e futbollit, duke marrë pjesë në turne në Bullgari, në Francë (pionierët) dhe së fundi në Shqipëri.



Read it all at Bota Sot