Kjo është gjendja e futbollistit të Gjilanit

- Bota Sot

Kjo është gjendja e futbollistit të Gjilanit

Futbollisti Sabit Bilali vazhdon rikuperimin pas goditjes së fortë që mori në zonën e syrit. 

Gjendja e tij është stabile. 

Klubi jep detaje të reja.

“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Sabit Bilali ka pësuar një goditje të fortë në zonën e syrit gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt.

Menjëherë pas incidentit Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore.

Pas vlerësimit klinik dhe kontrollimeve përkatëse, ju njoftojmë se gjendja e lojtarit është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore. 

Stafi mjekësor do të vazhdojë monitorimin e gjendjes së tij dhe rikthimi në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.

Faleminderit për mbështetjen dhe interesimin tuaj”, thuhet nga zyra për komunikim dhe informim e klubit.



Read it all at Bota Sot