Federata Suedeze e Futbollit nuk ka pritur përfundimin e ndeshjeve të play-off për pjesëmarrjen në Botëror, për të konfirmuar britanikun Graham Poter në pankinën e ekipit përfaqësues.
Trajneri i emëruar në tetor pas shkarkimit të Jon Dahl Tomason, ka rinovuar zyrtarisht kontratën deri në vitin 2030.
Starti i Poter nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm, pasi në dy ndeshjet në drejtim është mundur 4-1 nga Zvicra dhe barazoi 1-1 me Slloveninë.
Por Federata është e bindur se ai mund të bëjë kthesën ndaj i ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2030.
Suedia është një kundërshtar potencial në rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026 pasi është pjesë e minigrupit të play-off. Ajo do të përballet me Ukrainën në gjysmëfinale, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen ndaj Polonisë.