Klubi i Atletico Madridit ka njoftuar rikthimin e një prej figurave të dashura të sezonit historik 2013–14.
Legjenda spanjolle David Villa do të bashkohet me klubin në rolin e këshilltarit, duke sjell përvojën dhe vizionin e tij për të mbështetur zhvillimin sportiv të skuadrës.
Villa ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin e La Liga në sezonin 2013–14 dhe mbetet një figurë shumë e respektuar nga tifozët rojiblancos.
Rikthimi i tij në klub shihet si një hap i rëndësishëm për të forcuar lidhjen mes historisë së lavdishme të klubit dhe projekteve për të ardhmen.
“Mirë se u ktheve në shtëpi, David”!.