Kur Zoran Batroviqit i rrodhën lotët për shqiptarët dhe Prishtinën, ja pse

- Bota Sot

Kur Zoran Batroviqit i rrodhën lotët për shqiptarët dhe Prishtinën, ja pse

Gjeneratat e vjetra dhe të mesme edhe sot flasin me krenari, por edhe me emocione për gjeneratën më të famshme të futbollit, KF Prishtinën e viteve të 80-të, gjeneratën e kapitenit Ramadan Cimilit, kapiteni Fadil Vokrri etj.

Është interesant një deklaratë e Zoran Batroviqit, e publikuar më 18 prill të vitit 1988 në shtojcën e sportit të gazetës “Rilindja’, kur hapur e ka thënë se si i rrodhën lotët kur u nda nga KF Prishtina, padyshim se e kishte fjalën edhe për publikun shqiptarë të Kosovës, që ishte hit në gjithë ish Jugosllavinë për organizim, brohoritje e atmosferë, që stadiumi i Prishtinës i ngjante stadiumeve me atmosferë sikur në Brazil e Argjentinë. 

“Prishtinën nuk mund të harroj sa të jem gjallë.

Nuk kam fjalë t’i përshkruajë tëra të mirat që i përjetova atje. Brenda pesë viteve smë ka ra të ndërrojë fjalë të keqe më askë e lerë më të fjalosem.

Me të gjithë kam qenë shumë mirë, shumë i afërt, sikur edhe të gjithë ata me mua,

Kam qenë kapiten i skuadrës, që është nder i madh, posaçërisht kur të zgjedhin vet bashkëlojtarët.

Ndarja, për besë ishte e vështirë - për mua dhe për prishtinas. Rrodhën edhe lotët, sikur të ishim kalamaj”, kështu kishte thënë ish futbollisti malazez Batroviq.



Read it all at Bota Sot