Federata polake ka vendosur të japë premio 4.2 milionë dollarë për lojtarët, nëse arrijnë kualifikimin në Botëror.
Kjo shifër është një pjesë e mirë e 10.5 milionë dollarëve, që çdo federatë përfiton për pjesëmarrjen në Botëror.
Rivalët e Shqipërisë duhet të fitojnë fillimisht gjysmëfinalen me kuqezinjtë, më 26 mars.
Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e Ukrainë-Suedi, në ditën e fundit të muajit mars.
Premio e konsiderueshme për Poloninë është zbuluar nga një gazetar polak. Mateusz Ligeza dha informacionin gjatë ditës së sotme.