Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka lavdëruar sulmuesin e ri të klubit, Lamine Yamal, duke e përshkruar si një lojtar me potencial për t’u bërë “vërtet unik” në futbollin botëror.
Yamal, ka treguar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar golin vendimtar për barazimin ndaj Newcastle United dhe duke kontribuar në 35 gola në të gjitha garat.
Në një intervistë për “DAZN”, Iniesta theksoi se është privilegj të shohësh talentin e prodhuar në akademinë e Barcelonës të shkëlqejë për klubin dhe për Spanja.
“Lamine ka një talent të jashtëzakonshëm. Shpresoj që të përmirësohet çdo vit dhe të bëjë skuadrën më të fortë. Si tifoz i Barcelonës dhe si spanjoll, është kënaqësi ta shoh që luan për klubin dhe kombëtaren,” tha Iniesta.