Klubi i futbollit Shkëndija e Haraçinës ka gëzuar tifozët e saj me rikthimin në shtëpi pas një kohe të gjatë.
KF Shkëndija është pjesë e ligës së dytë dhe me gjasa të mëdha që të hyjë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“Pas tre muajsh pritjeje, stadiumi ynë rikthen atmosferën që i ka munguar – praninë e tifozëve.
Pas përfundimit të dënimit të vendosur nga Federata, sipas të cilit klubi ynë zhvilloi katër ndeshje pa praninë e publikut, dyert e stadiumit tashmë hapen sërish për tifozët tanë.
Përkrahja e tifozëve tanë ka qenë gjithmonë një forcë shtesë për ekipin dhe rikthimi i tyre në tribuna është një moment i rëndësishëm për klubin. Besojmë se atmosfera që krijojnë do t’i japë ekipit motiv dhe energji shtesë në vazhdim të garave.
Njëkohësisht, si klub bëjmë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në çdo ndeshje që zhvillojmë si vendas.
Sot më shumë se kurrë, klubi ynë ka nevojë për përkrahjen e tifozëve në tribuna dhe jo për dënime të reja. Vetëm me përkrahje, respekt dhe atmosferë sportive mund ta ndihmojmë ekipin të vazhdojë rrugën drejt objektivave tona”, thuhet nga klubi shqiptar.