Ndërprerje e veçantë në Europa League, lojtarët e prishin iftarin gjatë ndeshjes Lille vs Aston Villa

- Bota Sot

Ndërprerje e veçantë në Europa League, lojtarët e prishin iftarin gjatë ndeshjes Lille vs Aston Villa

Një moment i veçantë është regjistruar mbrëmjen e sotme në përballjen e Lille dhe Aston Villa në kuadër të Ligë së Evropës. Gjatë takimit, gjyqtari vendosi të ndalë lojën për rreth dy minuta në mënyrë që lojtarët myslimanë të prishnin agjërimin e tyre të iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërprerja ndodhi në minutën e nëntë të takimit, ku futbollistët që po agjëronin konsumuan ujë dhe ushqime të lehta përpara se ndeshja të vazhdonte normalisht. Ky veprim u vlerësua si një gjest respekti ndaj besimit fetar të lojtarëve.

Sa i përket zhvillimit të ndeshjes, takimi po luhet në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy” në Francë dhe është pjesë e fazës së 1/8 së finales. Pjesën e pare u përmbyll me rezultatn 0-0, me të dy ekipet që krijuan disa raste, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Skuadra franceze tentoi të marrë iniciativën në sulm, ndërsa ekipi anglez i drejtuar nga trajneri Unai Emery kërkoi të rrezikojë në kundërsulm. Megjithatë, deri tani përballja mbetet shumë e barabartë dhe pa shumë raste të pastra shënimi.

Kjo ndeshje është takimi i parë i këtij dueli në Ligën e Evropës, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Angli.



Read it all at Bota Sot