Në 8 ndeshjet e Conference League në futboll, u prodhuan 21 gola dhe befasia e Londrës. AEK i Athinës nuk tregoi “mëshirë” kundër Celjes, duke fituar në transfertë 4:0.
Portieri i Shqipërisë Thomas Strakosha, zhvilloi paraqitje dinjitoze dhe festoi me AEK-un, notë mbi mesatare dhe e mbajti portën të paprekur.
Në fushë te skuadra nga Athina ishte edhe mbrojtësi shqiptar Stavros Pilo. Rayo Vallecano triumfoi 3:1 ndaj Samsunspor, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu, sërish ishte në stol, rasti i disatë që ndodh së fundmi.
Fiorentina fitoi vetëm në fund 2:1 me Rakow. Mainz nuk shkoi më shumë se barazimi 0:0 me Sigma Olomouc.
Surpriza më e madhe ishte barazimi pa gola në Crystal Palace – AEK Larnaca e zhvilluar në Londrës. Vlen të përmendim Rijeka – Strasbourg 1:2, Lech Poznan – Shakhtar Donetsk 1:3 dhe AZ Alkmaar – Sparta Praga 2:1.