Shkëndija vazhdon të jetë në garë për të mbrojtur trofeun

- Bota Sot

Shkëndija vazhdon të jetë në garë për të mbrojtur trofeun

Pas një pauze të shkurtër, kampionati në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut rikthehet sërish në aksion.

Këtë fundjavë nis faza e tretë e sezonit, e cila përfshin edhe 11 javët e fundit të kampionatit, periudhë në të cilën pritet të mësohet edhe emri i kampionit të ri.

Kampionia në fuqi, Shkëndija, vazhdon të jetë në garë për të mbrojtur trofeun, ndërsa aktualisht mban një epërsi prej tri pikësh ndaj rivalit kryesor, Vardarit. Pikërisht këto dy skuadra pritet të kenë edhe një përballje direkte në javën e fundit të sezonit, një ndeshje që mund të vendosë fatin e titullit kampion.

E shtunë (14 mars)
Struga TL – Makedonija Gj. P (ora 12:00)

Vardari – Brera (14:30)

E diel (15 mars)
Tikveshi – Shkupi (ora 12:00)
Shkëndija – Arsimi (14:30)

E hënë (16 mars)
Sileksi – Pelisteri (ora 14:30)
Bashkimi – Rabotniçki (14:30)



Read it all at Bota Sot