Gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci: Rrobat tona gjyqësore dëshmojnë barazinë

- Bota Sot

Gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci: Rrobat tona gjyqësore dëshmojnë barazinë

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në sistemin e drejtësisë dhe në mbrojtjen e parimeve kushtetuese.

Në kuadër të serisë së citimeve “Women on the Bench and Beyond – Protecting Access to Justice”, ajo thekson rëndësinë e përkushtimit të grave gjyqtare ndaj mbrojtjes së Kushtetutës.

“Si gra gjyqtare, rrobat tona gjyqësore nuk përfaqësojnë vetëm autoritetin e Gjykatës; ato dëshmojnë se barazia nuk është thjesht një aspiratë, por një realitet që jetohet përmes pranisë sonë, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit tonë për të mbrojtur çdo shkronjë të Kushtetutës”, ka thënë gjyqtarja Istrefi-Peci.

Seria e citimeve synon të theksojë kontributin e grave në gjyqësor dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur dhe zgjeruar qasjen në drejtësi në komunitetet e tyre dhe më gjerë.



Read it all at Bota Sot