Dyshja e fortë e Arsenalit në negociata për zgjatje kontrate

- Bota Sot

Dyshja e fortë e Arsenalit në negociata për zgjatje kontrate

Arsenali është në negociata për të arritur marrëveshje të reja me Declan Rice dhe Jurrien Timber, raporton BBC.

Këta janë dy lojtarët e radhës në listën e ngushtë për zgjatje kontrate që nga viti i kaluar kur këtë e bëri Bukayo Saka.

Rice është i lumtur te ky klub dhe tashmë është duke negociuar kushtet e marrëveshjes së re me Arsenalin.

Palët janë optimiste për akordin e ri midis tyre, sipas mediumit britanik.



Read it all at Bota Sot