Nga kartoni i kuq te braktisja e ndeshjes, Egnatia me 10 lojtarë i merr pikë Vllaznisë

- Bota Sot

Nga kartoni i kuq te braktisja e ndeshjes, Egnatia me 10 lojtarë i merr pikë Vllaznisë

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-0.

Vlen të theksohet se ishin vendasit ata që dominuan, duke krijuar raste nga minuta e parë deri në të 100-tën. Por, kaosi nisi në minutën e 71-të, kur Florjan Lata i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit të Egnatias, Arbenit Xhemajlit.

Një ndërhyrje e dyshimtë nga Xhemajli, solli kartonin e kuq. Ndërkohë që pas këtij vendimi, lojtarët e Egnatias braktisën fushën, duke u rikthyer vetëm pas rishikimit në VAR, ku edhe atëherë, Lata nuk ndryshoi mendje.

Vetëm 1 minutë më vonë, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë “bosh” pankinën. Një duel që u mbyll mes polemikave, por pa gola.

Kështu, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese.



Read it all at Bota Sot