Torino ka marrë tre pikë duke iu falënderuar dy autogolave të skuadrës rivale.
Skuadra e Torinos e ka mposhtur me rezultat 4:1 Parmën, në takimin e javës së 29-të të Serie A.
Futbollisti shqiptar, Ardian Ismali, u paraqit nga minuta e parë për skuadrën e Torinos, duke dhënë maksimumin në këtë fitore të madhe.
Duhet veçuar eurogolin e futbollistit të Torinos, Duvan Zapata i cili shënoi nga 20 metra në këndin epërm të djathtë pikërisht në minutën e 90+1.
Për Torinon shënuan Simeone (3), Delprato (55-autogol), Keita (57-autogol), Zapata (90+1) dhe për udhëtuesit Pellegrino (20).
Parma e zë vendin e 12-të me 34 pikë, ka një më shumë se Torino që gjendet një vend më poshtë.