Alavesi ndal vetëm një pikë, duke barazuar rezultat 1:1 me Villarealin.
Në minutën e 40-të u shënua një autogol i çuditshëm.
Futbollisti Marin duke tentuar të evitojë rrezikun, goditi topin me kokë ku përfundoi në pjesën e epërme të majtë të portës së tij, 1:0.
Në minutën e 90+8 Pepe lirohet bukur nga një lojtar brenda 16-shit., me goditje të fortë e mu në qosh të këndit të epërm të djathtë dhe e pakapshme për portierin e Alavesit, 1:1.
Villareali renditet në vend të tretë me 55 pikë sa ka edhe i treti Atletico.
Alaves është në pozitën e 16-të me 28 pikë pas javës së 28-të të elitës së futbollit spanjoll.