Shifrat janë të larta

- Bota Sot

Shifrat janë të larta

Nga yll në lojtar i zakonshëm, çfarë po ndodh me Barelën?!

Nikolo Barela ka qenë një nga pikat më kryesore te Interi që nga dita e parë.

Ai spikat edhe nëse nuk shënon për ndonjë gol apo për ndonjë gjuajtje.

Ai është temë diskutimi në bare, në tribuna dhe në gazeta, sepse emri i tij shfaqet gjithmonë nën titullin “mesfushorët më të mirë në Itali dhe në botë”, sigurisht në Itali.

Megjithatë, përveç disa shkëndijave shkëlqimi, ai nuk po luan në nivelin e tij të zakonshëm. Barela i sezonit 2025-26, për sa i përket shifrave, është pak a shumë i njëjti lojtar.

Ndoshta edhe më i mirë në disa aspekte, i dyti në Serie A për asiste pas Dimarkos (23). Por rënja e tij është drastike. Sipas analistëve më kryesorja është pa qëndrueshmëria e futbollistit.

Barela ka qenë vazhdimisht subjekt i lojërave joreale dhe egoiste, duke përfshirë pasime hapëse nga jashtë dhe lëvizje më të rrezikshme se sa pritej.

Shifrat janë të larta, por shumicën e kohës loja nuk ka qenë vendimtare. Merrni ligën. Këtë vit, ai ka filluar 22 nga 25 ndeshje, por Kivu e ka mbajtur në fushë për nëntëdhjetë minuta të plota në vetëm nëntë ndeshje.



Read it all at Bota Sot