Mbi 10 mijë zyrtarë publikë duhet të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars, rreth 7.5% e kanë kryer tashmë

- Bota Sot

Mbi 10 mijë zyrtarë publikë duhet të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars, rreth 7.5% e kanë kryer tashmë

Rreth 10 mijë zyrtarë publikë kanë detyrohen të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë e Parandalimit e Korrupsionit (APK), e që kjo nis të bëhet nga një marsi, e zgjatë një muaj.

Drejtori i APK- së, Yll Buleshkaj në një intervistë dhënë për EO ka thënë se deri tani janë rreth 780 zyrtarë të cilët kanë kryer tashmë këtë obligim.

“Afati i fundit është 31 marsi, ka mjaft afat, është një muaj i tërë. Zyrtarët të gjithë kanë pranuar njoftimet qoftë me email edhe me sms për këtë obligim dhe tashmë ka filluar deklarimi i pasurisë. Kemi rreth 780 zyrtarë që tashmë e kanë kryer këtë obligim, që në përqindje i bie rreth 7.5 për qind, pak më shumë se 7.5 për qind, që nuk është keq për javën e parë”, tha ai.

Gjë e re e këtij procesi sivjet është sistemi i ri elektronik përmes të cilit po zhvillohet ky deklarim.

“Këtë vit kemi një sistem të ri në funksion, i cili përveç që është më funksional për aspektin e deklarimit dhe menaxhimit të të dhënave, është edhe shumë më i sigurt sepse është zhvilluar në teknologjinë më të re dhe i ka të gjitha masat mbrojtëse që mund t’i ketë një sistem i tillë”, thuhet në deklaratë. Në listën e zyrtarëve që obligohen të deklarojnë pasurinë përfshihen drejtuesit më të lartë të institucioneve, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, si dhe drejtues të institucioneve të pavarura, kryetarë komunash dhe zyrtarë të ndërmarrjeve publike.

Po ashtu, në këtë kategori hyjnë edhe zyrtarë të doganave, të Administratës Tatimore që kanë detyra hetuese, zyrtarë të përfshirë në procedura tenderimi, si dhe kategori të tjera si profesorët dhe mjekët.

 “Të gjitha të dhënat që janë vendosur herën e kaluar në sistem tashmë janë në sistemin e ri dhe kanë nevojë vetëm të përditësohen. Nëse nuk ka lëvizje të madhe të pasurisë, deklarimi mund të kryhet edhe për më pak se pesë minuta”, u tha ndër të tjera.

Ndërkohë, zyrtarët që nuk e respektojnë afatin përballen me gjoba.

“Për 15 ditët e para të muajit prill ata pranojnë një gjobë mandatore nga agjencia në shumën 30 për qind të pagës së tyre mujore”, u theksua nga institucioni përgjegjës.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar agjencia ka shqiptuar më shumë se 135 gjoba për zyrtarë që kanë vonuar deklarimin e pasurisë, ndërsa në raste më të rënda janë iniciuar edhe kallëzime penale.



Read it all at Bota Sot