Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

- Bota Sot

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun Cristian Chivu, duke i ofruar rinovimin e kontratës pas besimit të madh që drejtuesit kanë ndaj tij.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit zikaltër janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit dhe synojnë ta “blindojnë” atë përtej kontratës aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2027.

Ideja e klubit është që Chivu të mos hyjë në sezonin e ardhshëm me më pak se një vit kontratë dhe për këtë arsye po përgatitet një marrëveshje e re për ta zgjatur qëndrimin e tij në stolin e Interit.

Në këtë mënyrë, klubi zikaltër synon stabilitet në krye të skuadrës dhe vazhdimësi në projektin sportiv për sezonet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot