Tiago Pitark është vetëm 18 vjeç, por flet, lëviz dhe luan me një natyrshmëri përtej moshës së tij.
Lojtari i ardhur nga të rinjtë ka ngjallur më shumë entuziazëm midis tifozëve të Real Madridit prej shumë kohësh. Ai flet për një ndryshim gjigant që nuk e ka ndryshuar aspak thelbin e tij.
“Jam një djalë mjaft i përulur, jam gjithmonë me njerëzit e mi, familjen dhe miqtë e mi . Nuk mendoj se kjo po më ndryshon shumë. Gjithçka po ndodh mjaft shpejt. Por po e përjetoj shumë natyrshëm, me familjen dhe miqtë e mi të jetës”.
Eshtë një djalë, një adoleshent, që ndryshe nga ata të moshës ë tij është shumë i lidhur me familjen.
“Që nga dita e parë, familja gjithmonë ka besuar tek unë. Ata janë ata që më mësuan këtë sport që në moshë të vogël, që më çuan kudo dhe që nuk më lanë kurrë vetëm. Ata nuk kanë humbur kurrë asgjë në asnjë seancë stërvitore apo ndeshje. Në fund të fundit, kjo dhuratë që më ka dhënë jeta është shumë e tyre”.
Më pas një retrospektivë dhe diçka për fillimet e deri te mbritja në skuadrën e parë. “Fillova në moshën tre vjeç në “Fondacionin Atleti”, i cili ishte pranë shtëpisë sime. Isha atje deri në moshën 12 vjeç, kur shkova te Getafe. Ndenja për pesë vjet e gjysmë, pastaj shkova te Leganes dhe më pas erdhi mundësia e jetës sime, të isha te Real Madrid. Ishte gjatë një seance stërvitore. Më thanë se Real Madridi ishte i interesuar për mua dhe nuk mendova dy herë. U thashë prindërve të mi po, se do të shkonim atje menjëherë.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt sepse nuk kishte shumë për të menduar, dhe në fakt kur të thërret Reali nuk ka kohë e nuk duhet menduar dy herë. Nuk e kisha ëndërruar kurrë se këto gjëra do të më ndodhnin mua. Duke qenë me këta lojtarë, të cilët janë më të mirët në botë duhet t’i shijoj ata dhe të mësoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka përfunduar Pitark.