Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në Fushë-Krujë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës shtetasin F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Gjakovës në Kosovë, me vendim të datës 14 mars 2023, e ka dënuar 36-vjeçarin me 2 vite burg dhe 550 euro gjobë për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” si dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.