Inter-Atalanta është supersfida e javës së 29-të në Serinë A.
Zikaltërit vijnë në këtë duel pas humbjes në derbi dhe sot kërkojnë fitoren për tu shkëputur nga Milani i vendit të 2-të.
Nga ana tjetër bergamaskët vijnë pas katastrofës në Champions dhe duan rikthimin te fitorja në kampionat.
Për Kivunë mungojnë Çalhanoglu dhe Lautaro, ndërsa vihet rikthimi i Markus Thuram.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti e nis sfidën nga minuta e parë.