Armando Dobra është rikthyer te goli në Angli.
Futbollisti i Çesterfilld zhbllokoi takimin me Nots Ko, kur luhej minuta e 16-të e takimit. Sfida është e vlefshme për javën 37 në Ligën Dy.
Çestërfilld është pjesë e kategorisë së katërt për nga niveli.
Aty ku Dobra për këtë sezon është në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve.
Klubi i ish-sulmuesit të Shqipërisë U-21 është pretendent për ngjitjen. Anësori i krahut të majtë ndërkohë luan prej vitit 2022 te ky ekip.
Fakt është se Dobra ka kaluar një edicion të vështirë duke humbur disa muaj. Goli në kampionat i mungonte që nga shtatori i vitit të kaluar.