Prishtina ndali një pikëm një rezultat zhgënjyes dhe një hap fals në luftë për titullin e kampionit.
Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me Prishtinën e Re, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Futbollisti Ilievski shënoi në minutën e 37-të pas asistimit të Baftiut.
Astrit Berisha i Prishtinës së Re ka shënuar gol në minutën e 73-të dhe e ka barazuar rezultatin.
Prishtina është në vend të tretë me 38 pikë e Prishtina e Re në fund me 23 sosh.