Futbollisti Richards është hero i fitores së Ferizajt në minutën e 90+1.
Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Malishevës.
Ferizaj kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajt ka përfunduar me rezultat 1:2 për mysafirët në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë të mëdha për Ferizajn që lufton me mish e më shpirt për të siguruar ekzistencën. Malisheva bën një hap fals në luftë për kreun e tabelës.
Dy golat u shënuan nga penalltitë.
Zeka shënoi nga penalltia në minutën e 12-të për Malishevën dhe Oguns nga penalltia në minutën e 35-të e Richards në atë të 90+1 për Ferizajn.
Malisheva renditet në vend të katërt me 37 pikë e Ferizaj në të tetin me 26 sosh.