Selektori i Danimarkës në futboll është detyruar të bëjë ndryshime në kombëtare për ndeshjen e play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror.
Ata do të luajnë ndaj Maqedonisë, raportojnë mediat daneze para shpalljes zyrtare të listës për ndeshjen më 26 mars.
Trajneri Brian Riemer është i vetëdijshëm për sfidën e madhe, sidomos pasi portieri i parë Kasper Schmeichel ka telashe me lëndim.
Ai nuk ka luajtur për Celtic për një muaj dhe gjendja e tij nuk po përmirësohet, kështu që portieri me përvojë do të mungojë gjithashtu në play-offin e marsit kundër Maqedonisë.
“Do të duhet të bëjmë ndryshime…
Nuk më kujtohet nëse kombëtarja ka qenë ndonjëherë në këtë situatë, duke filluar me një portier të ri dhe një mbrojtje krejtësisht të ndryshuar.
Do të ishte gënjeshtër të thosha se kjo nuk do të ndikojë në lojën tonë, por besoj se do t’ia dalim,” tha trajneri danez.