Java e parë e rrethit të tretë dhe të fundit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë pritet me kureshtje.
Të dielën, Tikveshi është favorit i madh kundër Shkupit.
Në Kavadarë, drejtësinë do ta ndajë Nderim Tefiku, kurse Done Ristovski është deleguar për duelin në Tetovë midis Shkëndijës dhe Arsimit.
Java do të përfundojë me dy ndeshje të hënën.
Në Kratovë, Jovan Kaçevski do të gjykojë Sileksin dhe Pelisterin, ndërsa Krumislav Gjorgiev do të gjykojë Bashkimin dhe Rabotniçkin.