Dinamo e Ferizajt ka marrë tre pikë jetike në përballje me Istogun, në luftë për kreun e tabelës.
Dinamovitët shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 kundër Istogut, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Futbollisti Daniel Tette është kreator i fitores.
Ai shënoi në minutën e 74-të falë asistimit të Armend Gashit.
Dinamo renditet në vend të dytë me 50 pikë por ka një ndeshje më shumë dhe është baras me pikë me liderin Vushtrrinë.
Istogu renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë të grumbulluara,.