Dieta e suksesit të Fede Valverdes

- Bota Sot

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar.

I thashë se më kishte dhuruar në moshën pothuajse 70 vjeçe një natë magjike…

Ai gjithmonë më përgjigjet. Edhe kur humb, i zemëruar më thotë: ‘Vamos, mamá’. Fede ma kujton gjithmonë sa kemi luftuar për të arritur këtu”.

Nëna e Valverdes zbuloi: “Fede ndiqet nga nutricionisti dhe është superprofesional, por nëse do të kishte ditë pushimi ndoshta do të më kërkonte ndonjë milanesa.

Është shumë i rreptë me veten”. Doris theksoi gjithashtu: “Asnjëherë nuk mburret, është vetvetja”.



Read it all at Bota Sot