Sulmuesi i Kombëtares nuk u beson syve

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares nuk u beson syve

Kristian Shpendi humbi një rast të artë, për t’i shënuar Frosinones në Serinë B.

Sulmuesi i Çezenës gaboi nga penalltia, ndërsa luhej minuta e fundit e shtesës në pjesën e parë.

Shpendi nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi portieri rival kuptoi krahun e goditjes.

Shpendi gjuan penalltitë e Çezenës, megjithatë këtë herë nuk e kishte fatin në anën e tij.

Frosinone mban vendin e dytë dhe synon ngjitjen direkte në Seria A. Çezena ndërkohë është pjesë e zonës “play off” në këtë moment.



Read it all at Bota Sot