Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit

- Bota Sot

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit

Burgjet greke nuk gjejnë qetësi, ku mbizotërojnë ngjarjet e rënda kriminale, trazirat dhe kaosi, ndërsa në to vuajnë dënimet edhe shumë shqiptarë.

Dy të dënuar humbën jetën sot (14 mars) në Burgun e Koridhalosit, në rrethana që po hetohen nga autoritetet dhe dyshimet për një overdozë të mundshme.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një grek 49-vjeçar dhe një 43-vjeçar nga Bangladeshi.

Dy burrat u dërguan pa ndjenja në spitalin e Burgut, ku u shpallën të vdekur.

Shkaku më i mundshëm i vdekjes besohet të jetë përdorimi i drogës.

Situatë e rëndë është edhe në Malandrino, ku dje pati incident me shqiptarin e dënuar përjetë, Klodjan Lekocaj, i akuzuar edhe si “bosi i mafias shqiptare” në burgjet helene.

Ai refuzoi kontrollin në qeli dhe bllokoi derën, teksa dogji një telefon që e përdorte.

Autoritetet kontrolluan 16 qeli, arrestuan 4 të dënuar, mes tyre edhe Lekocajn, teksa sekuestruan dhjetëra thika të improvizuara, mjete të forta, celularë dhe sende të ndaluara.



Read it all at Bota Sot