Atalanta kthehet me pikë të madhe nga San Siro”, ndërsa për Interin barazimi është sikur humbje.
Interi ka barazuar me Atalantën me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A.
Esposito ka shënuar në minutën e 26-të pas asistimit të futbollistit Barella.
Në minutën e 83-të futbollistit Dumfries bëri gabim trashanik ku e shfrytëzoi për mrekulli Nikola Krstoviq duke e barazuar rezultatin, 1:1.
Trajneri i Interit Chivo protestoi ashpër kinse për faull në sulm, kësisoj u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari.
Inter tani ka presionin e madh në luftë për titullin e kampionit në Itali.
Zikaltrit kryesojnë me 68 pikë, ka një ndeshje e 8 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë.
Atalanta aktualisht është në vend të shtatë me 47 pikë të grumbulluara.
Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit standard për skuadrën nga Bergamo duke kontribuar për pikën e madhe në konak të Interit.