Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pritet të formojë edhe dy drejtori të reja komunale, përkatësisht Drejtorinë e Pronës dhe Drejtorinë e Tatimit në Pronë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas burimeve të Gazetës së Prizrenit, pritet që Drejtoria e Pronës, që deri tash ishte nën zyrën e Kryetarit, të formohet si sektor i veçantë.
Aktualisht në Komunën e Prizrenit funksionojnë 13 drejtori komunale, prej të cilave katër udhëhiqen nga PDK, ndërsa nëntë të tjerë nga partnerët e koalicionit, përkatësisht LDK dhe partitë e komuniteteve turke e boshnjake.
Formimi i këtyre dy drejtorive të reja është prezantuar në marrëveshjen politike mes dy partive para balotazhit për Kryetar.
Aktualisht, LDK-ja udhëheq me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Mirëqenies Sociale dhe Drejtorinë e Bujqësisë.
Burime të Gazetës së Prizrenit bëjnë të ditur se, sipas marrëveshjes së koalicionit, LDK-ja pritet ta marrë drejtimin e Drejtorisë së re të Tatimit në Pronë, pas themelimit të saj në kuadër të riorganizimit të sektorëve komunalë. /Gazeta e Prizrenit