Trajneri Orges Shehi foli pas ndeshjes, që Tirana fitoi 1 me 0 ndaj Bylisit.
“Pa diskutim që është fitore e rëndësishme sidomos nga ana psikologjike, se nga ana taktike mendoj që kaloi në plan të dytë. Ishte shumë e rëndësishme sepse kishim ndeshje që nuk fitonim dhe kjo fitore besoj të na kthejë pas qetësinë e optimizmin, se kur i humbet ndeshjet radhazi, çdo gjë të duket e zezë.
Xhixha nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, pas Elbasanit më tha se ndeshja e parë 90 minuta. Pësoi dhe dëmtim në fillim të lojës, me shpirt sakrifice e nxori.
Diskutim ka qenë dhe nga ana psikologjike me Xhixhën, ka karakter. Me kalimin e kohës dhe minutat, do jetë më mirë.
Në sulm kemi Mehmetin dhe Taren, Mehmeti më luftarak. Rimalin e kemi përdorur në shumë pozicione, por nuk është në pozicionin ku është sot. Tabeku meriton shumë, rrezikoi shumë sot, nuk ishte stërvitur katër ditë.
Sot mund të ishte treni i fundit.
Këto komponentë që përmenda më parë, na bëjnë që të mos jemi shumë shkëlqyes. Jam trajneri i katërt, ndryshe kërkon njëri dhe ndryshe tjetri. Koha shumë e shkurtër. Ndërtimi kërkon shumë kohë dhe punë, nuk është gjë e lehtë.
Presioni bën të veten, ndeshja ishte 1 me 0 dhe dy qendërmbrojtësit tonë nuk koordinoheshin. Vjen nga ngarkesa psikologjike. Shumicën e rasteve mesfushorët ishin 1 kundër 1. Kortez ndërton më mirë. Duke ngjitur Ndong, ta bën këmba e mirë e Kortez në ndërtim. Për të shkuar në ultra ofensiv, kur loja ishte e ndaluar te rivëniet, kërkonim që kundërshtari të mos e luante topin dhe ishim 4-4-2.
Nuk ishte vetëm Kortez që ndërtoi, meriton komplimente dhe Alvarez. Ka shumë futboll, por ana fizike e penalizon. Kur futëm Fredin dhe Tabekun, ishte pikëstacioni për ne. Në fund kundërshtari doli me dy sulmues. Xhixha po vuante anën fizike.
Kemi punar për të fituar ndeshjen, por edhe në aspektin difensiv për të mos marrë gol. Ndeshjet sa vijnë dhe ngushtohen. Kjo ishte ndeshje përballë rivalit direkt, që vlen më shumë se 3 pikë”, u shpreh Orges Shehi.