Mirel Josa zbulon pas humbjes

- Bota Sot

Mirel Josa zbulon pas humbjes

Trajneri Mirel Josa foli pas humbjes 1 me 0 të Bylisit ndaj Tiranës.

“Flas për skuadrën time, normalisht që ndikon, por të humbësh një ndeshje nuk është ndonjë problem.

Problemi ishte që ndeshja sot kishte shumë specifika, ne kontrolluam lojën.

Gjithashtu u thashë lojtarëve që nuk ka mundësi, nuk diskutoj sa herë shkoi Tirana në portën tonë. Mënyra si i dhuruam Tiranës topin, e kisha parashikuar në diskutimin me lojtarët. E thashë që humbja në qendër do na kushtojë, kështu erdhi goli.

Ndikon, qoftë psikologjikisht, duhen pikët. Ne do vazhdojmë punën. Skuadra ka mundësi. Problemi është mënyra si humbëm këtë ndeshje, nuk më pëlqen fare.

Problemi ishte që ne duhet të sulmonim më tepër nga krahut, sidomos nga i majti në pjesën e parë. E bëmë në pjesën e dytë. Problemi ishte kur humbëm topin në zonat e qendrës së mesit të fushës, nuk dua t’u hedh fajin lojtarëve individualisht. Ne duhet të ishim të kujdesshëm, loja është 90 minuta. Patëm mundësi në pjesën e dytë, tre raste që nuk patëm vendosmëri kur dolëm te zona e Tiranës, që çfarë duhet të bëjmë. Ose nuk patëm besim, përveç goditjes së shtyllës.

Nuk është problem instiktivisht, në krahun e djathtë shkuam më shumë me Kamara. Nuk doja të hapesha shumë, mbi pozicione. Dy bëmë dhe nga krahu i djathtë, por nuk patëm shërbimin e duhur. Krahun ia kishim lënë komplet Kamaras, dhe tjetrin Pedros.

Kur fillon një aksion, niset nga mbrapa. Ne e kishim Markun në raste të veçanta që ngrihej. Duhet të kemi parasysh dhe kërkesën e topit nga sulmuesit. Tirana kishte dy qendërmbrojtës, që sulmuesi ynë gjithë kohës nuk shkoi për topin në zonë me hapësirë, por ose në tërheqje ose qendërmbrojtësit që kishin 30 metra. Ky ishte probleme. Nuk bëhen të gjithë aksionet gola”, u shpreh Josa.



Read it all at Bota Sot