Bayer barazon me Bayernin në një ndeshje me dy të skuqur

- Bota Sot

Bayer barazon me Bayernin në një ndeshje me dy të skuqur

Bayer Leverkuseni ka barazuar me rezultat 1:1 me Bayern Munihun, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.

Në Leverkusen ishte atmosferë e bukur, ndërsa Bayerni, mbeti pa dy lojtarë nga minuta e 42-të dhe e 84-të por këtë epërsi numerike të madhe nuk e shfrytëzuan vendasit.

Nicolas Jackson u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje “horror” ndaj Martin Terrier, si dhe Diaz në minutën e 84-të.

Garcia shënoi në minutën e 6-të për Leverkusenin dhe Diaz në minutën e 69-të për Bayernin.

Bayerni kryeson me 67 pikë e Lerverkusen renditet në pozitën e 6-të me 45 sosh.



Read it all at Bota Sot