Stiven Shpendi është ndër sulmuesit shqiptar më produktiv gjatë këtij sezoni.
Sot shënoi golin e radhës, në sfidën mes Empolit dhe Mantovës që u mbyll 2:2.
Shpendi rihapi ndeshjen në pjesën e dytë, pas golit me kokë. Empoli më pas shënoi edhe njëherë për të fituar 1 pikë në javën 30 të Serisë B.
Goli i Shpendit ishte e 11-ti në kampionat për këtë sezon. Më mirë kanë bërë vetëm Pohjanpalo me 20 gola dhe me 13 gola është italiani Adorante.
Stiven Shpendi asnjëherë nuk është ftuar te Kombëtarja shqiptare. 22-vjecari ka luajtur më parë me ekipin U-21.