Atletico Madridi ndali pikët të plota si vendas, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Getafes, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit spanjoll.
Abqar i Getafes u përjashtua me karton të kuq në minutën e 55-të, që ishte kapital i madh për skuadrën nga Madridi.
Në minutën e 8-të Molina shënoi për vendasit.
Atletico ka përforcuar vendin e tretë me 57 pikë, ka dy më shumë se Villareal në të katërtin.
Nga ana tjetër, Getafe ka qetësinë për faktin se e zë vendin e 9-të me 35 pikë të mbledhura.