Ndeshja mes Interit dhe Atalantës është mbyllur me barazimin 1-1 dhe me polemika të shumta nga ana e zikaltërve.
Ata kanë protestuar për golin e barazimit të shënuar nga Krstoviç, duke pretenduar për një faull të Sulemana ndaj Dumfris gjatë aksionit. Ndërkohë, kishte edhe kontakt mes Skalvinit dhe Fratezit në zonë ku interistët pretendonin se duhej të ishte dhënë penallti.
Por ish-gjyqtari italian Luka Mareli, i cili është opinionist për “DAZN”, duke bërë moviolën e ndeshjes, ka theksuar se kryesori ka marrë vendimin e drejtë në të dy rastet.
“Kontakti Fratezi-Skalvini?
Është çështje subjektiviteti, penalltitë janë një çështje serioze. Unë te kontaktin midis Skalvinit dhe Fratezit shoh një kontakt që duhet të vlerësohet, por nuk ishte një goditje e mirëfilltë nga mbrojtësi i Atalantës.
Manganielo nuk pa asgjë, nuk pritej dhe nuk janë të dukshme në fushë.
Sa i përket mendimit tim, dhoma e VAR bëri gjënë e duhur, nuk ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm
Është e hapur për interpretim, të gjitha mendimet janë legjitime.
Goli i Krstoviç? Nuk pati kontakt të ulët, i vetmi ishte dora e vendosur në shpinë, por nuk duket se shtyn. Sipas mendimit tim, Manganielo bëri gjënë e duhur që e la lojën të vazhdonte, duket si vendimi i duhur sepse nuk pati kontakt në pjesën e poshtme”, tha Mareli.