Portieri dërgohet menjëherë në spital, ndërpritet ndeshja me Flamurtarin

- Bota Sot

Portieri dërgohet menjëherë në spital, ndërpritet ndeshja me Flamurtarin

Portieri i Elbasanit dërgohet menjëherë në spital, ndërpritet ndeshja me Flamurtarin në Vlorë!

Përplasja e Martin Janaçek me Erald Maksutin solli dëmtimin e portierit çek, ndërsa Flamurtari po mat forcat me Elbasanin. Pas largimit nga fusha, Janaçek u zëvendësua dhe u dërgua menjëherë drejt spitalit.

Ndeshja qëndroi e ndërprerë nga minuta e 69-të deri në minutën e 82-të. Kjo pasi u vonua edhe ardhja e ambulancës tjetër.

Për këtë episod, gjyqtari Xhaja vendosi ndëshkimin e Maksutit me karton të verdhë.

Klevi Totoshi mori vendin e Janaçek tek Elbasani.

Ky i fundit bëri heroin për aq minuta sa ishte në fushë me verdheblutë, pasi priti dy penallti të Herald Markut.

Rezultati ndërkohë është 1 me 2 në favor të Elbasanit. Ekipi i trajnerit Gvozdenoviç synon t’i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes.



Read it all at Bota Sot