Futbollisti i Prishtinës, Gjorgje Saletiq është në gjendje stabile pas lëndimit të rëndë që e ka pësuar sot në përballje me Prishtinën e Re, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Kosovës.
Sipas klubit, futbollisti ka 7 qipje në kokë.
“Futbollisti ynë, Gjorgje Saletiq, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë një dueli në ajër në ndeshjen e sotme. Si pasojë e goditjes, atij i janë bërë 7 qepje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për 7 deri në 10 ditë”, njofton FC Prishtina.