Dinamo do të presë sot skuadrën e Teutës në “Air Albania” në kuadër të javës së 28-të të Superiores.
Dy skuadrat janë në një moment të vështirë dhe do të tentojnë që të marrin më të mirën për të nisur fazën e katërt me fitore dhe për të synuar rikthimin te objektivi i fillim sezonit.
Të dyja skuadrat vijnë me probleme e mungesa, ku në kampin dinamovit, mbetet sërish jashtë Ledio Beqja i cili prej javësh nuk po arrin të rikuperohet për të dhënë kontributin e tij.
Individualisht është stërvitur edhe Eridon Qardaku i cili me shumë gjasa do të mbetet jashtë edhe për këtë takim duke synuar që të rikthehet në 100% e tij javën e ardhshme ndaj Vllaznisë në transfertë.
Sa i përket formacionit, në portë pritet të jetë nga minuta e parë Teqja, i ndihmuar në mbrojtje nga treshja Dita-Teikseira-Aliji. Në mesfushën me 4, pritet që titullar të jetë Qefalija dhe Malomo në qendër, i ndihmuar nga Ismaili në të djathtë e Neziri në të majtë.
Në sulm, Bernard Berisha dhe Dejvi Bregu në krahë, pritet të ndihmojnë Mustafan e vetëm në sulm.